LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto

Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto

Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto.

Për këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri duke thënë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto që nënkupton 400 euro bruto.


Vendimin e sotëm të Qeverisë ai e quan pazotësi për t’iu përgjigjur gjendjes së rëndë në vend.

“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju përgjigj gjendjes së rendë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/