LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë, më i madh se ai që është raportuar

Tahiri: Numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë, më i madh se ai që është raportuar

Ish-ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri ka hedhur dyshime për numrin e saktë të të prekurve me coronavirus në Kosovë.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë është më i madh por numri i vogël i testeve po i fsheh shifrat reale.


“Për 10 ditë në Kosovë janë realizuar 1,190 teste, kur 8% e tyre kanë realizuar pozitiv. Nëse Kosova do t’i kryente 10 mijë teste a do të ishte numri i të prekurve kaq sa është. Kisha dashtë të mos ishin prekur as këta që janë sepse secili nga ta rrezikon jetën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zyrtari i PDK-së thotë se parandalimi i virusit bëhet duke testuar. Ai thotë se Maqedonia ka bërë shumë më tepër teste se Kosova dhe për atë arsye ka më tepër të identifikuar me coronavirus.

“Ne jemi shumë vonë sa u përket testimeve. OBSH e ka shpallur shqetësim ndërkombëtarë situatën e qeveria jonë për 50 ditë as që ka dashur të dijë për situatën”.

Tahiri thotë se në Kosova ka pasur ditë kur janë bërë vetëm 10 testime.

Tahiri: Albin Kurti të jep dorëheqje menjëherë, nuk ka më kredibilitet moral të jetë në atë karrige
Lexo po ashtu Tahiri: Albin Kurti të jep dorëheqje menjëherë, nuk ka më kredibilitet moral të jetë në atë karrige

“Kjo është situata që ndodhet Kosova”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri./Telegrafi/