LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Albin Kurti të jep dorëheqje menjëherë, nuk ka më kredibilitet moral të jetë në atë karrige

Tahiri: Albin Kurti të jep dorëheqje menjëherë, nuk ka më kredibilitet moral të jetë në atë karrige

Ish-ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri thotë se Albin Kurti duhet të jep dorëheqje menjëherë.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se vet Kurti ish-kryeministrin Mustafa e kishte quajtur kriminel për shkak të pretendimit që e ka shkelë Kushtetutën.


“Pra vet Kryeministri në ikje është konstatuar që e ka shkelur kushtetutën dhe mirë është që ai sa më parë ta liroj detyrën dhe deri në formimin e qeverisë së re,  funksionin ta ushtroj njëri nga dy zëvendëskryeministrat sepse ky më nuk ka kredibilitet moral të jetë në atë karrige”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Drejtësisë thotë se Kurti në atë kohë e kishte sulmuar jashtëzakonisht shumë kryeministrin e asaj kohe Isa Mustafa pas vendimit të Gjykatës për Asociacionin.

“Tashmë e kemi situatën e njëjtë. Një super kriminel nuk mund të qëndrojë në zyrën e kryeministrit”.

Tahiri thotë se vendimi i Kushtetueses është i çartë dhe sipas tij Kurti e ka vendosur vendin në lajthitje kur ka refuzuar të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

“Sikur të ishim anëtarë të Këshillit të Evropës, qytetarët e Kosovës do ta paditnin Qeverinë për shkelje të drejtave themelore të njeriut”, tha ndër të tjera Abelard  Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori