Edita Tahiri si kryesuese e delegacionit të Kosovës në bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ka thënë për gazetën “Zëri” se moszbatimi i kësaj marrëveshjeje po i shkakton humbje të mëdha vendit nga operimi i operatorëve ilegalë serbë.
Tahiri ka thënë se Serbia prej pas luftës i shfrytëzon linjat e Kosovës për tranzacionin e energjisë, pra, sipas saj, Serbia kur transmeton energjinë në vendet e tjera e që kalon nëpër Kosovë duke i shfrytëzuar rrugët tona të energjisë. Ajo thotë se edhe Marrëveshja për Energjinë, përkatësisht fillimi i punës së KOSTT-it si operator i pavarur, është bllokuar nga Serbia tash e një vit e gjysmë. Por, ajo nuk ka treguar nëse ka paraqitur ketë shqetësim edhe një herë në Bruksel.
“Marrëveshja për Energjinë, përkatësisht fillimi i punës së KOSST-it si operator i pavarur, është bllokuar nga Serbia tash e një vit e gjysmë. Serbia që nga paslufta ka ndërhyrë në operatorin ilegal në fushën e energjisë në pjesën veriore të vendit dhe praktikisht qasja e operatorëve tanë publikë të energjisë në veri ka qenë e bllokuar për krejt këto vite. Pra, kur ne u japin energji konsumatorëve në veri dhe ata nuk na paguajnë neve faturat, por ua paguajnë operatorëve ilegalë kjo është dëmi i parë. Serbia prej pas luftës i shfrytëzon linjat tona për tranzacionin e energjisë, Pra Serbia kur transmeton energjinë në vendet e tjera e që kalon nëpër Kosovë i shfrytëzon rrugët tona të energjisë, nuk paguan qira, nuk komenton financiarisht shfrytëzimin e linjave transmetuese të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Tahiri më tej ka shtruar se nëse Serbia dëshiron të përparojë drejt Bashkimit Evropian dhe t’i hapë kapitujt me Bashkimin Evropian, atëherë do t’i zbatojë marrëveshjet.
“Në dhjetor BE-ja vlerëson se a e ka zbatuar Serbia këtë marrëveshje dhe të tjerat e në kuadër të vlerësimit ajo e gjen se Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet, atëherë bllokohet rruga e Serbisë drejt BE-së. Pra, Serbia është e kushtëzuar me këtë, por edhe ne jemi të kushtëzuar me zbatim të marrëveshjeve, mirëpo ne përgjithësisht i kemi zbatuar të gjitha” ka thënë Tahiri për gazetën. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit