LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Është koha që BE-ja ta qartësoj qëndrimin e vet karshi dialogut

Tahiri: Është koha që BE-ja ta qartësoj qëndrimin e vet karshi dialogut

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar vizitën e përbashkët të përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Tahiri në një postim në Facebook ka thënë se kjo vizitë ka shumë rëndësi sepse ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet për dialog që ka në fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu njësojë  siç e bëri SHBA-ja, dhe presidenti amerikan Biden gjë e cila u konfirmua edhe nga Ambasadori amerikan në Kosovë.


“Është koha dhe i takon BE-së si ndërmjetëse e dialogut te qartësoj qëndrimin e vet, duke konfirmuar qëndrimet e përbashkëta me amerikanët, që i jep kuptimin kësaj vizite të përbashkët”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Vizita e përbashkët në Kosovë e emisarëve amerikan dhe evropian për dialogun, Escobar dhe Lajcak,  ka shume rëndësi sepse ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet për dialog që ka ne fokus  njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu njësojë  siç e bëri SHBA-ja, dhe Presidenti amerikan Biden gjë e cila u konfirmua edhe nga Ambasadori amerikan në Kosovë. 

Prandaj mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj nga BE-ja të deklarohet se angazhohet për njohje reciproke në Dialog,  duke konfirmuar kështu që janë në linjë të njëjtë me SHBA-të.  Është koha dhe i takon BE-së si  ndërmjetësuese e dialogut te qartësoj qëndrimin e vet, duke konfirmuar qëndrimet e përbashkëta me Amerikanët, që i jep kuptimin kësaj vizite të përbashkët. 

Andaj, jam e bindur se ka ardhur koha që BE-ja të flasë me një gjuhë të qartë dhe të shmanget  nga praktikat e mëhershme e komunikimit ambivalent, sepse kjo do të ndihmonte që ky dialog të dal nga kjo gjendje apatie ku ndodhet tash sa vite. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori