Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se është e rëndësishme që si deputetë të Kuvendit të themelojnë Komisionin Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore.
Tahiri ka kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti që sot nuk po marrin pjesë në këtë seancë.
“Do donim që të ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar, që kanë qenë realisht nënshkruesit e këtyre kontratave njëburimore për të cilat kemi thirr edhe këtë seancë. Si deputetë të opozitës javën e kaluar kemi pasur për qëllim që të kemi një diskutim së bashku që ta kemi arsyeshmërinë e këtyre kontratave…”, tha Tahiri.
Ai shtoi se në hulumtimin që kanë bërë si grup parlamentar për dy vite 2022-2023, janë nënshkruar 220 kontrata njëburimore në vlerë 153 milionë euro.
“Por kjo nuk është e gjitha, nga grupet tjera parlamentare që kanë bërë hulumtim më të gjerë del se vlera e këtyre kontratave shkon rreth 200 milionë euro”, tha Tahiri.
Ai shtoi se është sfidë jashtëzakonisht e madhe hetimi i këtyre kontratave.
“Me qenë 11 prokurorë me staf mbështetës është sfiduese me hetu volumin e madh të këtyre kontratave. Ne si deputetë duhet ta kanalizojmë këtë çështje drejt prokurorisë”, tha ai.
Tahiri shtoi se këto kontrata janë të nënshkruara në një tavolinë nga një operator publik, pa transparencë.
Shefi i deputetëve të PDK-së i bëri thirrje Prokurorisë që të nis hetimet për këto kontrata. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
GoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë