LAJMI I FUNDIT:

Tabela e Superligës së Kosovës pas javës së 35-të: Prishtina u shpall kampion, lufta për mbijetesë edhe më e zjarrtë

Tabela e Superligës së Kosovës pas javës së 35-të: Prishtina u shpall kampion, lufta për mbijetesë edhe më e zjarrtë

Ka përfunduar edhe java e 35-të në Superligën e Kosovës, aty edhe ku u përcaktua kampioni për edicionin 2020/21.

Takimi më kryesor i këtij rrethi padyshim ishte ai në mes të Gjilanit dhe Prishtinës, me këta të fundit që fituan 2-1, për t’u konfirmuar si kampion pas tetë vitesh dhe për herë të 11-të në elitën e futbollit kosovar.

Një takim pritej edhe mes Drenicës dhe Dritës, mirëpo ish-kampioni fitoi me rezultat 3-0 si mysafir i skuadrës nga Skenderaj.

Pas tetë vitesh pritjeje - Prishtina rikthen trofeun e Superligës së Kosovës në kryeqytet
Lexo po ashtu Pas tetë vitesh pritjeje - Prishtina rikthen trofeun e Superligës së Kosovës në kryeqytet

Fitore të madhe në këtë javë shënoi edhe Arbëria në shtëpi ndaj Llapit me rezultat 3-2, duke bërë një hap të madh për mbijetesë.

Ballkani që fitoi 4-3 ndaj Trepçës ’89, i vuri mitrovicasit në zonën që shpijë në Ligën e Parë, e që këta të fundit do të luftojnë deri në fund për mbijetesë.

Një tjetër skuadër që po lufton për qëndrim në Superligë është edhe Feronikeli, që fitoi 3-1 në udhëtim te Besa që tashmë ka rënë në Ligën e Parë.

Më poshtë mund të shikoni tabelën e plotë të Superligës së Kosovës pas javës së 35-të. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori