LAJMI I FUNDIT:

Tabaku për BBC: Nëse lind i varfër në Shqipëri, mbetesh i tillë pavarësisht sa shumë punon

Tabaku për BBC: Nëse lind i varfër në Shqipëri, mbetesh i tillë pavarësisht sa shumë punon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar në një intervistë për BBC, se kush janë shkaqet që shqiptarët po largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Tabakut, qytetarët shqiptarë besojnë se sistemi në vendi nuk është i drejtë, meritokracia nuk ekziston dhe nuk kanë shanse ekonomike.


Tabaku u shpreh se në nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon.

“Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendi është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë. Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar më Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së”, theksoi ajo.

BBC u fokusuar në një reportazh nga Shqipëria në lidhje me problemin e emigrantëve shqiptarë që po i drejtohen Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë këtij reportazhi që përshkruante rrugën nga Tirana në Kukës apo dhe Zadrimë, gazetari Ian takoi një person të kthyer pas nga qeveria britanike për emigrim të paligjshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori