Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, është i lumtur me fitoren 1-0 ndaj Romës në Serie A.

Edhe pse minimale, për polakun është fitorja më e mirë e mundshme pasi skuadra nuk ka pranuar gol dhe për portierin kjo ka rëndësi.

“Nuk ishte e lehtë pasi Roma ka lojtarë kualitativ dhe na shkaktuan probleme në pjesën e dytë, por ne qëndruam të organizuar”, ka thënë polaku për Sky Sport Italia.

Wojciach Szczesny gjatë një momenti të ndeshjes kundër Romës (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Mbrojta jonë ka bërë një punë të madhe në javët e fundit, ne i kemi lejuar vetëm një shans Interit dhe Milanit penalltinë. Është mirë kur e kupton se sa e balancuar është skuadra jonë”.

“Mendoj se ardhja e Cristianos na ka ndihmuar të kuptojmë se nëse bëjmë mirë mbrapa, atëherë diçka do të ndodhë para. Ne kemi sulmues si Cristiano Ronaldo, Mandzukic dhe Paulo Dybala, të cilët dinë të krijojnë”.

Se CR7 dëshiron më të mirën për Juven, e tregon edhe momenti kur ai plot emocione priste vendimin e VAR-it Se CR7 dëshiron më të mirën për Juven, e tregon edhe momenti kur ai plot emocione priste vendimin e VAR-it

“Në fund, fitorja do të thotë të shënosh një gol më shumë se kundërshtari, kështu që 1-0 vlen sikur një fitore 7-0. Është e vërtetë se kemi shumë fitore 1-0, por nga pikëpamja ime ky është rezultati më perfekt në futboll. Jam portier, pra jam i lumtur kur ne nuk pranojmë gol”, ka shtuar Szczesny.

Juve këtë sezon ka pranuar vetëm tetë gola në 17-të ndeshjet e para në Serie A. /Telegrafi/