LAJMI I FUNDIT:

Sylvinho shpjegon arsyen pse Daku dhe Muja nuk janë ftuar për ndeshjet e marsit

Sylvinho shpjegon arsyen pse Daku dhe Muja nuk janë ftuar për ndeshjet e marsit

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit mars.

Trajneri Sylvinho ka publikuar listën me 26 futbollistë, ku bien në sy mungesat e Mirlind Dakut, Arbnor Mujës e Klaus Gjasulës.


I pari i shtabit teknik të kuqezinjve ka shpjeguar edhe arsyen se pse nuk  janë ftuar lojtarët në fjalë.

“Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua. Muja, Daku dhe Gjasula janë të rëndësishëm, i kemi në konsideratë, por unë nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë”, tha Sylvinho.

Ai ka folur edhe për ftesat që i kanë bërë top shënuesit shqiptar Rey Manaj, si dhe rikthimin e Armando Brojës.

“Duhet të shohim edhe lojtarë që vijnë për herë herë të parë me mua si Manaj, për Brojën është hera e dytë. Hoxhën e ndiqnim për tre muaj, luan në të majtë. Duhet të ndjekim lojtarët. Nuk ishte e lehtë. Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua”.

“Jam i kënaqur me ekuilibrin e skuadrës në ofensive dhe në aspektin difensiv. Kemi pasur një nga mbrojtjet më të forta, të gjithë kanë punuar dhe ndihmuar në fazën defensive. Lojtarin e vëzhgojmë në çdo moment të stërvitjes dhe jo vetëm në ndeshje, është një proces që nis sapo vjen lojtari”, tha Sylvinho. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori