LAJMI I FUNDIT:

Swansea e dërgon raportin mjekësor te Kosova, Celina mungon shkaku i lëndimit

Swansea e dërgon raportin mjekësor te Kosova, Celina mungon shkaku i lëndimit

Bersant Celina nuk do të rikthehet te Përfaqësuesja e Kosovës.

Ylli nga Kosova ka pësuar lëndim në ndeshjen e së shtunës dhe nuk ka udhëtuar drejt vendlindjes.

Ka qenë klubi uellsian Swansea City që i ka dërguar raportin mjekësor FFK-së për të konfirmuar lëndimin e Celinës.

Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes në Konferencën për shtyp.

(Photo by Stu Forster/Getty Images)

“Celina është lënduar në ndeshjen e së shtunës dhe nuk do të vijë në grumbullim”.

“Kemi marrë raportin mjekësor nga klubi dhe na kanë njoftuar se nuk mund të luaj. Për momentin nuk e kemi menduar se me kënd do ta zëvendësojmë”, tha Challandes.

Celina muajin e kaluar ishte lënë jashtë grumbullimit nga trajneri Challandes, por që arsyejet nuk u zbuluan zyrtarisht.

Prizrenasi ka pasur paraqitje mjaftë të mira me Swansean, në 14 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori