LAJMI I FUNDIT:

Sveçla, qytetarëve serbë të Kosovës: Regjistroni automjetet në targa RKS, pas 31 tetorit s’ka qarkullim me targa ilegale

Sveçla, qytetarëve serbë të Kosovës: Regjistroni automjetet në targa RKS, pas 31 tetorit s’ka qarkullim me targa ilegale
Foto: Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të shfrytëzojnë periudhën deri më 31 tetor për të regjistruar automjetet e tyre në targa RKS, në të kundërtën pas kësaj date ata nuk do të mund të qarkullojnë me targat ilegale të lëshuara nga Serbia.

Në një video-adresim në gjuhë serbe në Facebook, ministri Sveçla ka thënë se tashmë ka kaluar një muaj qytetarët veçse kanë filluar regjistrimin e tyre dhe se procesi dymujor, i cili përfundon më 31 tetor, është mundësia e fundit që të gjithë pronarët që posedojnë mjete me targa ilegale t’i kthejnë ato në targa RKS.


“Ky proces ofron lehtësira të mëdha, duke filluar nga regjistrimi i mjeteve më të vjetra se 10 vjet, si dhe lirimin nga taksa doganore, taksa administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifa për targën, taksën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjeteve. Gjithashtu, nga tani e tutje, ju mund të regjistroni mjetet me targat e regjionit tuaj në të gjitha qendrat për regjistrimin e automjeteve, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit tuaj në Republikën e Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka thënë se ministria që ai drejton është e përkushtuar që procesi i regjistrimit në targa RKS të përmbyllet me sukses deri në afatin e paraparë.

“Ju bëjmë thirrje që, pa humbur kohë, të shfrytëzoni këtë mundësi. Pas kësaj date, veturat të cilat posedojnë targat ilegale nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe në pikë kalimet kufitare. Liria e lëvizjes barazia, por edhe sundimi i ligjit në tërë territorin, pa dallim, mbeten prioritet i ynë, andaj, ju ftojmë që deri më 31 tetor, të shfrytëzoni këto lehtësira dhe të bëni kthimin e targave ilegale në targa legale RKS”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori