LAJMI I FUNDIT:

Sveçla paralajmëron vazhdimin e aksioneve kundër kultivuesve të drogës

Sveçla paralajmëron vazhdimin e aksioneve kundër kultivuesve të drogës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksioneve të fundit të Policisë së Kosovës në zbulimin e laboratorëve për kultivimin e bimëve narkotike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar sot në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në një shtëpi të marrë me qira është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis, transmeton Telegrafi.


Sipas komunikatës në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Prokuroria jep detaje për aksionin në Prugoc: U gjet laborator me 179 bimë narkotike, i dyshuari në arrati
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për aksionin në Prugoc: U gjet laborator me 179 bimë narkotike, i dyshuari në arrati

Ministri Sveçla ka njoftuar se një aksion operacion ndaj kultivuesve të bimëve narkotike është ndërmarrë një ditë më parë edhe në Grashticë të Prishtinës.

“Dje në Grashticë, Sot në Prugoc, Nesër …”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Sveçla kështu ka lënë të kuptohet se policia do të vazhdojë me operacione të tjera kundër kultivuesve të drogës./Telegrafi/