Prokuroria jep detaje për aksionin në Prugoc: U gjet laborator me 179 bimë narkotike, i dyshuari në arrati
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës në fshatin Prugoc të Prishtinës, për të cilin Telegrafi ka raportuar disa orë më herët.
Sipas komunikatës për medie, është identifikuar një laborator për përpunimin e substancave narkotike dhe janë sekuestruar 179 bimë të llojit kanabis.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në shtëpinë me qira të një të dyshuari është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, derisa prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e vendndodhjes së të dyshuarit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale ndaj të njëjtit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE