LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet sfiduesi i Deontay Wilderit, Dillian Whyte dështon në testin e dopingut

Suspendohet sfiduesi i Deontay Wilderit, Dillian Whyte dështon në testin e dopingut

Dilian Whyte, kampion i përkohshëm në pesha të rëndë në WBC u suspendua përkohësisht pasi që ka rënë në testin e dopingut pas meçit kundër Oscar Rivas, të cilin e fitoi me pikë.

Do të pasojë një hetim i WBC që do të vendosë nëse do të ndërmerren veprime të mëtejshme gjersa boksieri do të ketë mundësi të mbrohet.


Boksieri ishte sfiduesi i detyrueshëm për rripin e kategorisë së peshave të rënda që mbahet nga Deontay Wilder.

(Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

“Një mostër e UKAD-it e marrë nga Dillian Whyte në lidhje me periudhën e meçit kundër Oscar Rivas dha një konstatim të kundërt”.

“Në dritën e këtij konstatimi të pafavorshëm dhe në pritje të rezultatit të hetimeve dhe procesit gjykues të WBC-së, WBC ka pezulluar përkohësisht Dillian Whyte si kampion të përkohshëm në botë në peshat e rënda dhe si sfidues të detyrueshëm të divizionit”, shkruan në njoftimin e WBC.

Theksojmë se Whyte ishte pezulluar edhe njëherë për një periudhë dyvjeçare 2012/14, kur u gjet një substancë e paligjshme në trupin e tij gjersa tani po përballet me një pezullim tetëvjeçar nëse shpallet fajtor.

Whyte deri më tani ka arritur 26 fitore në 27 lufta dhe ka pasur një meç të dakorduar kundër Deontay Wilder. Ajo pritet të zhvillohet më 18 maj të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori