Manchester Unitedi tani parashikohet të bjerë nga katër pozitat e para të Ligës Premier pas një fillimi të dobët të sezonit të ri, ndërsa kampion pritet të bëhet përsëri Liverpooli.

Djajtë e Kuq kanë humbur dy nga tre ndeshjet e tyre të para të sezonit dhe kanë pësuar 11 herë për shkak të paraqitjeve të dobëta të tyre mbrojtëse dhe kulmi ishte humbja 6-1 nga Tottenham në shtëpi para fillimit të pushimit ndërkombëtar.


Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pritej të përfundonte brenda katër pozitave të para në një parashikim të mëparshëm të superkompjuterit.

Sidoqoftë, superkompjuteri i talkSPORT tani beson se Unitedi do të përfundojë në vendin e shtatë këtë sezon duke dështuar të kualifikohet në garat evropiane.

Superkompjuteri parashikon që Liverpooli do të mbrojë titullin e Ligës Premier, pavarësisht se u mposht me rezultat 7-2 nga Aston Villa në fillim të këtij muaji.

liverpool 1 1

Manchester City pritet të përfundojë pas Liverpoolit në tabelë, ndërsa Chelsea dhe Spurs parashikohet të përfundojnë në vendin e tretë dhe të katërt.

Ndërkohë, Arsenali parashikohet të përfundojë në vendin e pestë dhe të sigurojë kualifikimin në Ligën e Evropës dhe pas tyre vjen skuadra e Carlo Ancelottit, Evertoni, të cilët kanë qenë në formë të lartë, ku aktualisht janë në krye të ligës pasi fituan katër ndeshjet e tyre të para.

Fulham, West Brom dhe Burnley janë tre skuadrat që pritet të bien nga kategoria.

Më poshtë janë parashikimet e superkompjuterit për tabelën e plotë të Ligës Premier:

premier league 1 1

20.Fulham (bie nga kategoria) 19.West Bromwich Albion (bie nga kategoria) 18.Burnley (bie nga kategoria) 17.Sheffield United 16.Newcastle United

newcastle

15.Brighton & Hove Albion 14.Crystal Palace 13.West Ham United 12.Aston Villa 11.Southampton

southampton

10.Leeds United 9.Wolverhampton Wanderers 8.Leicester City 7.Manchester United 6.Everton

everton 1

5.Arsenal (kualifikohet në Ligën e Evropës) 4.Tottenham Hotspur (kualifikohet në Ligën e Kampionëve) 3.Chelsea (kualifikohet në Ligën e Kampionëve) 2.Manchester City (kualifikohet në Ligën e Kampionëve) 1.Liverpool (kampion i Ligës Premier)

liverpool 2

/Telegrafi/

telegrafi sport app