Tashmë dihen 16 klubet që do të garojnë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve të sezonit 2019/20.

Për herë të parë ndonjëherë, 1/16-ta do të ketë vetëm ekipe nga pesë ligat e mëdha të Evropës - Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.


Atalanta dhe Atletico Madrid janë dy klubet e fundit që siguruan kalimin e tyre në raundin e ardhshëm dhe tashmë jemi në fazën e eliminimit direkt dhe presim një seri emocionuese garash.

Liverpool arriti të sigurojë vendin e parë në Grupin E të martën, por asnjë skuadër nuk dukej më mirë në fazën e grupit sesa Bayern Munich, i cili fitoi të gjashtë ndeshjet dhe përfundoi me një gol diferencë prej +19.

Manchester City nuk ishte në formën e tyre më të mirë, duke pasur parasysh situatën e tyre në ligë, thjesht mund t’i japin përparësi lavdisë evropiane, ndërsa Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu të rrezikshëm.

GettyImages 1193359438 Man City llogaritet favorit për ta fituar këtë sezon trofeun (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Është tepër e vështirë të parashikosh rezultatin final të garës, por analistët e të dhënave nga FiveThirtyEight kanë dhënë një sugjerim.

Ata kanë llogaritur të gjitha statistikat për të vlerësuar mundësinë e secilit skuadër për të arritur në çerekfinalen, gjysmëfinalen, përfundimin dhe fitimin e Ligës së Kampionëve.

City i Pep Guardiolas është ekipe me shanset më të mëdha për të fituar garën, me 24 për qind, ndërsa Bayern Munich është në vendin e dytë me 19 për qind.

Pas tyre vijnë klube tjera të rëndësishme si fituesi aktual Liverpooli, Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa Juventusi ka fare pas gjasa sipas tyre.

Më poshtë keni ekipet dhe shanset e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve: Manchester City - 24 për qind Bayern Munich  - 19 për qind Liverpool - 15 për qind Paris Saint-Germain - 9 për qind Barcelona - 9 për qind Real Madrid - 6 për qind Juventus - 3 për qind Chelsea - 3 për qind RB Leipzig - 3 për qind Atletico Madrid - 3 për qind Tottenham - 2 për qind Borussia Dortmund - 1 për qind Napoli - 1 për qind Atalanta - 1 për qind Valencia - 1 për qind Lyon - 1 për qind /Telegrafi/

telegrafi sport app