LAJMI I FUNDIT:

Super Heroinat po dëshmojnë çdo ditë potencialin për lidership

Super Heroinat po dëshmojnë çdo ditë potencialin për lidership

8 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas pothuajse në të gjithë botën. Është një ditë e veçantë që nderon arritjet e grave dhe ndriçon të gjithë për krijimin e një shoqërie të barabartë gjinore. Shumë kompani e organizata shfrytëzojnë këtë mundësi për të organizuar evente në mbështetje të femrave ose promovojnë kulturën e organizatës së tyre mbi barazinë gjinore.

Edhe platforma dua.com ka vepruar në njëjtën mënyrë, ku për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka krijuar një fushatë kreative dhe me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale. Kjo fushatë i portretizon femrat e kësaj platforme si super-heroina, duke i vënë atyre nofka të ndryshme në bazë të pozitave që ato kanë në kompani.

Sipas studimeve të shumta, numri i femrave që ndjekin karrierën në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë etj. është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me atë të meshkujve. Ndërsa, në shumë vende të botës ka akoma pabarazi, ku në vendet e punës femrat paguhen më pak se meshkujt për të njëjtën pozitë pune, si dhe nuk u jepen pozita menaxheriale e aq më pak udhëheqëse.

Për këtë arsye është krijuar kampania “Super-heroinat” nga dua.com, për të transmetuar një mesazh pozitiv tek të gjithë se si femrat në kompani cilësohen si heroina pa të cilat suksesi nuk do të ishte i mundur. Ekipin e përbëjnë anëtare bordi, udhëheqëse të departamenteve si marketingu, marrëdhëniet me publikun (PR), kontabiliste dhe fusha të tjera si zhvilluese aplikacionesh, gazetare-përkthyese dhe dizajnere.

Valon Asani, themeluesi i dua AG ka thënë se: “Platforma dua.com është krijuar mbi dashuri e barazi, për ne nuk ekziston diçka e tillë si diskriminimi gjinor. Ne kemi një mision të shenjtë: të bashkojmë shqiptarët kudo që ata ndodhen në botë përmes botës digjitale. Përmbushja e këtij misioni do të ishte e pamundur pa kontributin e atyre që ne i cilësojmë si asete të çmuara për ne”.

Më tutje Asani ka shtuar se “Gjithmonë kam besuar se femrat janë shumë të fuqishme si udhëheqëse, në marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe zbatimin e tyre. Pikërisht ky besim ka rezultuar që të jetë një sukses i garantuar. Shpresoj që kompanitë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në të gjithë botën të vlerësojnë maksimalisht potencialin e femrave si lidere. Në dua.com ne po mundohemi të krijojmë një ambient ku mbizotëron harmonia. Do të ofrojmë vazhdimisht mundësi për ngritje profesionale duke ofruar trajnime, kurse online, pjesëmarrje në konferenca si brenda ashtu edhe jashtë vendit, sepse kufijtë e diturisë nuk kanë fund”.

Ndryshimi fillon tek vetja, dhe vetëdijesimi në shkallë të lartë bëhet vetëm duke nisur prej vetës e pastaj duke i bashkuar forcat.


Artikull i sponzorizuar