LAJMI I FUNDIT:

Sunny Hill Festival zbulon artistin e parë, konfirmon Burna Boy

Sunny Hill Festival zbulon artistin e parë, konfirmon Burna Boy

Sensacioni i stilit afro-fusion dhe fituesi i çmimit “Grammy”, Burna Boy do të jetë pjesë e edicionit të sivjetëm të Sunny Hill Festival.

Prishtinë, 19 Prill – Njëri nga emrat më të kërkuar prej festivaleve nëpër botë – Burna Boy, është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill Festival 2024. Ai është vetëm një nga artistët e shumtë botëror që këtë vit do të perfomojnë në Prishtinë.

Në skenën e edicionit më të madh deri më tani, Burna Boy do të ngjitet më 26 korrik. Emrat e artistëve të tjerë do bëhen të ditur gjatë javëve në vazhdim. Organizatorët premtojnë edhe shumë befasi të tjera të mëdha për këtë edicion.



Burna Boy ka ngërthyer botën me tingujt e tij origjinalë – një përzierje e bitit afrikan me hip-hop, reggae dhe R&B – që ai e quan zhanri afrofusion.
Sukseset e Burna Boy nuk kanë të ndalur, këtë vit ai u bë i pari artisti i zhanri afrobeat që performoi në “Grammy” dhe u shpall në mesin e 100 personave me më ndikim në botë nga “Times”. Në Grammy ka disa nominime e më çmim u bë në vitin 2021 kur triumfoi me albumin e tij “Twice as Tall” në kategorinë “Best Global Music Album”.

32 vjeçari, në vitin 2023 u bë i pari artist afrikan që shiti të gjitha biletat për koncertin që mbajti në stadiumin “Citi Field” në New York. Mblodhi më shumë se 40 mijë fansa në koncertin që pati të ftuar si mysafirë edhe artistë të tjerë si: Busta Rhymes, SZA, Mo Bamba, Larry Ogunjobi, Dave etj. E në stadiumin në Londër pati bërë bashkë mbi 60 mijë veta. Biletat për katër ditët e festivalit Sunny Hill mund t’i blini këtu.

Ndër vite Burna Boy ka punuar me artistë të njohur si: Angélique Kidjo, Justin Bieber, Sia, Diddy, Sauti Sol, Jorja Smith, Youssou N’Dour, Sam Smith, Ed Sheeran, Damien Marley, Stormzy, Sarkodie etj. Është shpërblyer edhe nga: BET, BRIT Awards, MTV Europe Music Awards, Soundcity MVP, MOBO Awards, Edison Awards, AFRIMA, All Africa Music Awards, Nigeria Entertainment Awards, The Future Awards.

Këtë vit Sunny Hill do të mbahet nga 25 deri më 28 gusht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori