Sunderland triumfon ndaj Chelseas dhe e lë jashtë ligave evropiane

Sunderland ka bërë befasinë e xhiros së fundit, për ta mposhtur Chelsean dhe njëkohësisht e la jashtë garave evropiane.
Skuadra ku luan edhe Granit Xhaka përpos triumfit 2-1, edhe e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.
Chelsea e nisi më mirë për të pasur dy raste shënimi përmes Cole Palmer dhe Joao Pedro, të cilët dështuan t’i finalizojnë.
Megjithatë, ishte Sunderland që kaloi në epërsi përmes Trai Hume që shënoi pas asistimit të O’Nein (25’).
Situata veç u përmirësua për vendasit kur Malo Gusto shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin (50’).
Chelsea dha shenja jete përmes Palmer që shënoi një gol fantastik (56’).
Mirëpo pak më vonë, Wesley Fofana u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak, kësisoj nuk arritën më ta thyejnë mbrojtjen vendase.
Kësisoj, Sunderland do të merr pjesë në Ligën e Evropës pasi e mbyll sezonin si pozitë e shtatë me 54 pikë derisa Chelsea e përfundon sezonin si vend i 10-të me 52 sosh./Telegrafi/








































