LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi Astrit Selmani tregon për kontaktet e para me Kosovën dhe bisedën që kishte me Ibrahimovicin pasi nënshkroi për klubin e tij

Sulmuesi Astrit Selmani tregon për kontaktet e para me Kosovën dhe bisedën që kishte me Ibrahimovicin pasi nënshkroi për klubin e tij

Astrit Selmani ishte një nga befasitë më të këndshme të elitës së futbollit suedez në vitin që lamë pas.

Sulmuesi shqiptar, që ishte pjesë e Varbergs në sezonin e shkuar në Suedi, u rendit i dyti në listën e golashënuesve të kampionatit, me 15 gola dhe 6 asistime.


Kjo bëri që ai të nënshkruajë në dhjetor një kontratë që do e mbajë të lidhur për katër vite me klubin Hammarby IF, ku aksionar është edhe legjenda e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Selmani në një intervistë për gazetën suedeze “Expressen”, ka folur edhe për bisedën e tij telefonike me Zlatan Ibrahimovicin, i cili e uroi për kalimin në klubin e tij.

“Ishte një bisedë normale pasi kontrata ishte gati, ne vetëm biseduam pak. Ai është bashkëpronar. Atëherë CEO dhe të gjithë të tjerët gjithashtu folën me të”.

“Unë jam rritur në Malmo. Është e qartë se ai u bë një model dhe idhull kur isha i vogël. Dhe thjesht po shikoj se çfarë bën dhe çfarë ka bërë. Ai është 39 vjeç dhe luan në Serie A”, deklaroi Selmani.

Sulmuesi 23 vjeçar tregoi se ka pasur interesim nga FFK, ku janë vërë kontaktet e para.

“Kam pasur vetëm disa kontakte ditët e fundit me Kosovën, ata më kanë kontaktuar. Ishte vetëm një kontakt i vogël, pa diskutim. Por ata të paktën kanë treguar interes, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Shqipëria? Nuk jam kontaktuar prej tyre, por me shumë mundësi do të më kontaktojnë“, ka thënë Astrit Selmani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori