Sulmoi policin, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person në Gjakovë, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një zyrtarë policor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, edhe viktima edhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Rr. Musa Zajmi, Gjakovë 24.08.2021 - 23:45. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































