Sulmoi dy zyrtarë policorë brenda stacionit në Podujevë, arrestohet i dyshuari


Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të premten, më 11 korrik, rreth orës 17:35. I dyshuari, mashkull kosovar, ishte i arrestuar dhe ndodhej në stacionin policor kur dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarët policorë.
Si pasojë e incidentit, si dy zyrtarët policorë ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
50 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































