LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me thikë një avokat në Tetovë

Sulmohet me thikë një avokat në Tetovë

Avokati Bujar Sabriu sot rreth orës 12 është sulmuar me thikë, me çka është lënduar në dorë dhe më pas është goditur me karrige në zyrën e tij në Qendrën Tregtare në Tetovë. Këtë sot e deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josfovski, i cili tha se i dyshuar për sulmin ndaj avokatit është V.A (72) nga Tetova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I dyshuari ka hyrë në zyrë, ku për momentin avokati ka qenë duke punuar dhe mes tyre së pari ka filluar një zënkë verbale. Për momentin sulmuesi ka nxjerrë thijë dhe e ka shpuar në gisht në dorën e majtë. Pastaj e ka goditur me karrige. Avokati disi ka arritur të largohet nga zyra dhe është drejtuar tek Gjykata Themelore e Tetovës, ku është fshehur. Pas kësaj, sulmuesi është ndaluar”, deklaroi Josifovski.


Avokatit i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë dhe është lëshuar për kurim shtëpiak. Sipas informacioneve, incidenti ka ardhur për shkak të marrëdhënieve të paqartësuara rreth pronësis së zyrës, ku ka ndodhur ngjarja./Telegrafi/