LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet Izraeli me raketa, ushtria hakmerret duke bombarduar Gazën

Sulmohet Izraeli me raketa, ushtria hakmerret duke bombarduar Gazën

Izraeli ka njoftuar se ka sulmuar një sërë bazash që i përkasin grupit militant Hamas në hakmarrje për sulmet me raketa nga rebelët.

Ushtria izraelite ka deklaruar se vendi është sulmuar me raketa, duke saktësuar se njëra prej tyre u gjet në tokë dhe një tjetër ra në Sderot të premten vonë, ndonëse nuk u raportuan viktima


Në hakmarrje, forcat ajrore të Izraelit goditën këtë mëngjes një bazë të rebelëve për prodhimin e armëve dhe një dyqan municioni ne Gaza.

Tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve janë rritur qëkur Presidenti Donald Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytet, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor.

Dy palestinezë vdiqën pasi trupat izraelite qëlluan mbi turmat e protestuesve në Gaza gjatë përplasjeve të së premtes.

Gjatë sulmeve ndaj bazave të Hamasit, u plagosën 25 persona.