Sulmohet fizikisht një person në Prishtinë, lëndohet rëndë

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor.
Rasti ka ndodhur para disa dite në Prishtinë, ndërkaq të martën, më 2 qershor është arrestuar i dyshuari.
“Prishtinë/ 25.05.2026-21:00. Më 02.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë











































