LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet bursa e kriptovalutave, preken mbi 450 mijë përdorues

Sulmohet bursa e kriptovalutave, preken mbi 450 mijë përdorues

Bursa e kriptovalutave Coinmama e cila lejonte përdoruesit të blinin Bitcoin dhe Ethereum me kartë krediti, raportoi për një sulm kibernetik që preku 450 mijë përdorues.

Sulmi është pjesë e një hakimi masiv që ka prekur 24 kompani dhe ekspozuar 747 milionë të dhëna nga faqe të udhëtimit, lojërash dhe videosh.


“Ekipi ynë i sigurisë po heton dhe bazuar në informacionet paraprake që kemi, sulmi ka përfshirë 450 mijë adresa e-mail-i dhe fjalëkalime në formatin hash”, shkruan kompania.

Coinmama tha se përdoruesit e regjistruar para datës 5 gusht 2017 janë prekur, por siguroi përdoruesit se nuk ruan informacionet e kartave të kreditit të përdoruesve në platformën e saj.

Përveçse ka njoftuar të gjithë përdoruesit e prekur, Coinmama u kërkoi të ndryshonin fjalëkalimet me t’u kyçur në llogaritë e tyre dhe tha se përdoruesit duhet të përdorin një fjalëkalim unik me të paktën 8 karaktere me germa të vogla dhe kapitale dhe një kombinim numrash e simbolesh. /Telegrafi/