LAJMI I FUNDIT:

Sulmi fizik ndaj nënës së dëshmorit në Pejë, deklarata e Kurtit për dronin në Serbi dhe sulmi ndaj Policisë në Jasenovik – top lajmet e javës

Sulmi fizik ndaj nënës së dëshmorit në Pejë, deklarata e Kurtit për dronin në Serbi dhe sulmi ndaj Policisë në Jasenovik – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas në Pejë ka ndodhur një rast i rëndë, ku një 70 vjeçare, nënë e një dëshmori u sulmua fizikisht nga një punonjëse e një qendre për të moshuar, derisa disa të tjera qeshnin në prapavijë.

Tri të dyshuarat ndodhen në paraburgim, ndërsa organet e shtetit të premten mbyllën qendrën për të moshuar “Orenda”.


Po javën që po lëmë pas kryeministri Albin Kurti ishte në Berlin në Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku në një paraqitje për gazetarë foli për shumë çështje.

Të enjten, Policia e Kosovës njoftoi se është sulmuar objekti i stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik.

Abuzimi fizik me nënën e dëshmorit në Pejë – nga arrestimet, deklaratat e familjarëve dhe reagimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën, ku një e moshuar është sulmuar fizikisht në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta të shoqërisë në vend, ndërsa deri tani janë arrestuar tri të dyshuara, që janë në paraburgim për 30 ditë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”, dëgjohet infermierja e cila shihet derisa e godet me shuplaka, kurse koleget e saja dëgjohen duke qeshur.

E moshuara në fjalë është nëna e dëshmorit Taulant Nura nga Gjakova, i cili ka rënë heroikisht në Qabrat të Gjakovës bashkë me dëshmorin nga Peja, Ahmet Gjikolli.

Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se ua ka tërhequr licencën tri të dyshuarave, Aurona Pelajt, Altina Rexhepit, Giltiana Nezirit si dhe Remzije Kuqi-Gashit.

Ministria e Financave njoftoi të premten se ka mbyllur Shtëpinë për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ditë më parë një e moshuar ishte sulmuar fizikisht e keqtrajtuar nga infermieret.

Sipas njoftimit të ministrisë, këtij subjekti i është revokuar licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

“Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit”, thuhet në njoftimin për media.

“Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale”.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, e ka quajtur të padrejtë vendimin institucioneve për ta mbyllur këtë institucion.

Sipas Rasajt, ky është vendim është i padrejtë pasi organet e hetuesisë ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit lidhur me rastin.

Ndërkaq, Komuna e Pejës nuk ka pranuar të marrë përgjegjësi për rastin e rëndë që ka ndodhur në një shtëpi për të moshuar në këtë qytet, ku është ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare nga stafi.

Kjo pasi sipas tyre, institucioni është privat, ndërsa toka i është dhënë në shfrytëzim nga komuna.

Rrëzimi i një droni në Serbi? Kurti: Pyetni ata, unë nuk mund ta di – ka aq shumë veprime joracionale atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur të enjten pyetjeve të gazetarëve në Berlin lidhur me raportimin se autoritetet e Serbisë kanë rrëzuar një dron afër Rashkës.

Kryeministri Kurti pas Samitit për Ballkanin Perëndimor që u mbajt të enjten në kuadër të Procesit të Berlinit, tha se për këtë çështje duhet të pyetet Beogradi, pasi ai nuk mund të di se dronët e kujt hyjnë në Serbi.

“Pyeti ata, nuk e di se cilët dronë kanë hyrë në Serbi dhe nga ku… Pra, a mendoni se në një vend ku regjimi në pushtet nuk është demokratik, gjithçka është racionale? Ka aq shumë veprime jo racionale atje”, iu është përgjigjur Kurti pyetje të gazetarëve, raportojnë mediat serbe.

Ndryshe, tri ditë më parë Ministria e Mbrojtjes së Serbisë tha se ushtria serbe ka rrëzuar një dron komercial në zonën e gjerë të Kopaonikut.

Siç u tha në deklaratën e ministrisë serbe, droni u rrëzua duke përdorur masat e pengesave elektronike në afërsi të objekteve ushtarake të garnizonit të Rashkës.

Kryeministri i vendit ka folur edhe për çështje tjera para gazetarëve në Berlin.

Ai ka folur edhe lidhur me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, si dhe për kërkesën e SHBA-ve për shtyrje.

Kurti ka thënë se 21 nëntori është dita kur nis gjobitja e vozitësve me targa ilegale.

“Ajo është dita kur makinat të cilat insistojnë të qarkullojnë me targa ilegale, do të duhet të fillojnë të paguajnë gjoba. Nuk jam i interesuar që dikush të gjobitet, jam interesuar që targat të konvertohen nga ato ilegale të lëshuara nga Serbia, në targa legale të lëshuara nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai tha se pengesa nuk është mosinformimi por është terrori nga ana e Beogradit që u bëhet serbëve të Kosovës të cilët sipas tij, kërcënohen dhe sulmohen edhe me djegie të veturave të tyre kur ata tregojnë gatishmëri për tu integruar në sistemin e Kosovës.

Sulmi ndaj objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se më datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armësh (dy të shtëna radhazi), përderisa ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e quajtur “Jabuke”.

Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik.

Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.

Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori