LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për targat: Beogradi po ushtron terror ndaj serbëve të Kosovës – shtyrja 10 mujore s’mund të jetë shtyrje

Kurti flet për targat: Beogradi po ushtron terror ndaj serbëve të Kosovës – shtyrja 10 mujore s’mund të jetë shtyrje

Kryeministri Albin Kurti nga Berlini ka folur sërish për vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, si dhe për kërkesën e SHBA-ve për shtyrje.

Kurti ka thënë se 21 nëntori është dita kur nis gjobitja e vozitësve me targa ilegale.

“Ajo është dita kur makinat të cilat insistojnë të qarkullojnë me targa ilegale, do të duhet të fillojnë të paguajnë gjoba. Nuk jam i interesuar që dikush të gjobitet, jam interesuar që targat të konvertohen nga ato ilegale të lëshuara nga Serbia, në targa legale të lëshuara nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai tha se pengesa nuk është mosinformimi por është terrori nga ana e Beogradit që u bëhet serbëve të Kosovës të cilët sipas tij, kërcënohen dhe sulmohen edhe me djegie të veturave të tyre kur ata tregojnë gatishmëri për tu integruar në sistemin e Kosovës.

Për këtë gjë, Kurti tha se njoftoi përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkruan Telegrafi.

Sa i përket kërkesës së SHBA-ve për shtyrje të vendimit për targa për 10 muaj, Kurti tha se kjo nuk mund të jetë shtyrje dhe se shtyrje mund të jetë për 3 javë ose 1 muaj.

“Por në këtë rast ne s’kemi bërë shtyrje se jemi në të drejtën tonë dhe në të njëjtën kohë kemi shprehur mirëkuptimin për brengat evropiane e amerikane lidhur me mundësitë e cenimit të paqes e sigurisë”, tha Kurti.

Ai shtoi se me Shtetet e Bashkuara janë vazhdimisht në kontakt, me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë por edhe drejtpërdrejt me Departamentin e Shtetit.

“Nuk ka vendim që shkakton preokupim të paqes e sigurisë për të cilin ne nuk i njoftojmë partnerët tanë në Washington dhe Bruksel. Pra, ata e dinë paraprakisht qëndrimin tonë. Nuk do të thotë që pajtohemi çdo herë, kudo, sepse qeveria jonë është qeveri e një vendi sovran, dhe kështu edhe ShBA-ja na duan neve, por në anën tjetër s’mund të thuhet që ka pasur kurrfarë shpërfillje nga qeveria jonë ndaj brengave evropiane”, tha Kurti.

Kryeministri foli edhe për mos-zbatimin e vendimit të qeverisë për targat nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb në veri të vendit.

“Është një gjë kur dështon zbatimi i vendimit dhe është një gjë tjetër kur dikush bën thirrje të mos zbatohet vendimi, përveç që tregon se nuk do ta zbatojë ai ose ajo vet. I përket organeve të sigurisë që të merren me këtë thirrje e cila qartazi është në shpërputhje me rendin dhe ligjin në Kosovë”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori