LAJMI I FUNDIT:

Sulm me shok-bomba në një shtëpi në Mitrovicë të veriut

Sulm me shok-bomba në një shtëpi në Mitrovicë të veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të veriut mbrëmë kanë ndodhur dy shpërthime.

Policia bën të ditur se një grua ka raportuar në Polici, se në oborrin e saj janë gjuajtur dy mjete shpërthyese, shok-bomba, transmeton Telegrafi.


“Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/