LAJMI I FUNDIT:

Sulm në një kishë në Burkina Faso, pesë të vdekur (Foto/Video)

Sulm në një kishë në Burkina Faso, pesë të vdekur (Foto/Video)

Sulmues të armatosur kanë vrarë katër adhurues dhe një pastor në sulmin e parë nga grupet e armatosura në një kishë në Burkina Faso.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi u zhvillua të dielën në qytetin e vogël verior të Silgadji pranë Djibo, kryeqyteti i provincës Soum, dhe dy të tjerë u raportuan të zhdukur.


“Persona të armatosur të paidentifikuar kanë sulmuar kishën protestante në Silgadji, duke vrarë katër anëtarë të kongregacionit dhe pastorin kryesor”, tha një burim sigurie për agjencinë e lajmeve AFP.

“Të paktën dy persona të tjerë mungojnë”, shtoi burimi.

Ky vlerësohet të jetë sulmi i parë në një kishë që nga shpërthimi i dhunës sektare në kombin e Afrikës Perëndimore.

“Sulmuesit ishin në motoçikleta, të cilët gjuanin në ajër përpara se të synonin anëtarët e kongregacionit”, ka thënë një dëshmitar. /Telegrafi/