E ardhmja e Neymar te PSG, do të përcaktohet nga ecuria që klubi do ta ketë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ylli brazilian ka thënë se dëshirontë bëjë histori me PSG dhe se objektivi i tij kryesor është të fitojë Ligën e Kampionëve, pasi edhe këtë vit fitoi kampionatin në Ligue 1.


Drejtuesit e klubit francez e kanë objektiv kupën me veshë të mëdhenj, pas përforcimeve të bëra këtë sezon dhe triumfi ose dështimi në këtë garë do ta shkruajnë edhe të ardhmen e Neymarit.

GettyImages 1211848455 1 Neymar (Foto: UEFA - Handout/UEFA via Getty Images)

Në Francë janë të sigurt se Neymar të cilit i përfundon kontrata në verën e vitit 2022, mund të mbetet te PSG vetëm nëse fiton në Ligën e Kampionëve këtë vit.

Flitet madje edhe për një zgjatje të mundshme të kontratës, por dështimi për të fituar ‘Championsin’ e shtyn drejt largimit brazilianin.

Nëse nuk arrihen objektivat, klubi do të fillojë një revolucion duke bërë ndryshime më të mëdha në skuadër.

neymar 1 Neymar duke festuar një gol me PSG-në

PSG aktualisht të gjithë fokusin e ka në fazën “Final 8” që do të zhvillohet në gusht në Lisbonë, ndërsa është edhe në garë për dy trofe të Kupës. /Telegrafi/

telegrafi sport app