LAJMI I FUNDIT:

Suker qëndroi gjatë të martës në Kosovë, u nderua me çmimin “Fadil Vokrri i Artë”

Suker qëndroi gjatë të martës në Kosovë, u nderua me çmimin “Fadil Vokrri i Artë”

Presidenti i Federatës së Kroacisë, Davor Suker me bashkëpunëtorë ka qëndruar dje (e martë) për vizitë një ditore në Prishtinë.

Ai ka qenë pjesëmarrës në eventin ‘Çmimi ndërkombëtar ‘Fadil Vokrri i Artë’ që u organizua nga shoqata “Hermes Ass. Albania”, derisa në shenjë të respektit dhe protokollit të federatave dhe me kërkesën e Sukerit, FFK u mor me pritjen dhe përkujdesjen e delegacionit kroat.


Në aeroportin “Adem Jashari”, Suker është pritur nga nënkryetari i FFK-së, Agim Dibrani dhe zv.sekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti, me ç’rast e përgëzoi FFK-në për rezultatet e arritura deri më tash.

Më pas delegacioni kroat ka bërë homazhe te varri i legjendës Vokrri, si dhe ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkaq, në manifestimin e mbajtur në “Emerald”, krahas presidentit të Federatës kroate ishte i pranishëm edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, familjarë e bashkëpunëtorë të legjendës Vokrri dhe mysafirë tjerë.

Organizatori i këtij manifestimi me çmimin ‘Fadil Vokrri i Artë’ nderoi legjendën e futbollit kroat, Miroslav Bllazheviq, presidentin Davor Shuker dhe Kombëtaren e Kosovës për suksesin e arritur në Ligën e Kombeve dhe në kualifikime për Euro 2020.

Ndërkohë, pas këtij manifestimi në një prononcim për media presidenti i Federatës kroate u shpreh: “Sot kisha dy opsione; për të marrë rrugë drejt Manchesterit, ku Dinamo luante ndeshjen me Cityn në Ligën e Kampionëve dhe për të marrë rrugë për Prishtinë për të nderuar mikun tim, Fadil Vokrri. Unë e zgjodha opsionin e dytë, sepse nuk mund të mungoja në një manifestim të tillë kushtuar mikut tim”.

“Falënderoj federatën dhe organizatorët e këtij manifestimi dhe të gjithë për respektin e treguar. Një përshëndetje të veçantë kam për presidentin Agim Ademi, i cili sonte rastisi të jetë në Minsk”.

“E di që ai po bën punë të mirë dhe përkraheni atë sepse është shumë e rëndësishme që të keni suksese. Bëni ç’është e mundur që të keni lojtarë sa më të mirë dhe të arrini suksese sa më të mëdha sepse këtë e meriton Fadil Vokrri, i cili sigurisht se na vëzhgon nga lart”, ka thënë Suker, i cili ka premtuar se herën tjetër do të vijë të qëndrojë më gjatë në Kosovë dhe të shikojë ndonjë ndeshje për ta ndjerë atmosferën e zjarrtë të tifozëve kosovarë.

Duke folur për sukseset dhe mundësitë se ku mund të arrijë Përfaqësuesja e Kosovës, Suker ka dhënë edhe këshilla. “Jam i mahnitur me paraqitjet e ekipit tuaj, por ju duhet të qëndroni me këmbë në tokë, të luani me qetësi dhe të mos bëni shumë zhurmë, sepse derisa të tjerët mendojnë që Kosova është vend i vogël dhe nuk ju njohin shumë si rival do të keni gjasa më të mëdha për sukses”.

“Nëse do të mund të shtypja një sustë, atëherë menjëherë do ta shtypja që Kosova të jetë pjesë e Evropianit dhe e Botërorit, por do t’ju këshilloja që sa më shumë të investoni në fëmijë prej 10 deri në 21 vjeç. 95 përqind të lojtarëve tanë që kanë luajtur në finalen e Botërorit në Rusi kanë kaluar nëpër të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave”.

“Nuk ka opsion tjetër, përveç punës me fëmijë dhe përkushtimit 24 orë në futboll. Nuk është i rëndësishëm vetëm trajneri i Kombëtares A, por edhe të gjithë trajnerët e grupmoshave sepse kemi të bëjmë me projekt 10-vjeçar për sukses”.

“Federata jonë ka 200 ndeshje në vit, këtu numëroj edhe futbollin e femrave edhe futsallin dhe të grupmoshave, prandaj është e rëndësishme që Kombëtarja A duhet të ketë mundësi përzgjedhjeje. Në fund, duhet ta dini se janë vetëm 10 ndeshje që i kthejnë paratë, derisa 190 ndeshje janë vetëm harxhime, por pa këto investime nuk mund të ketë Kombëtare A të suksesshme”, përfundoi kroati.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori