LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Pres përshpejtim të aktiviteteve për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Sugareski: Pres përshpejtim të aktiviteteve për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pret përshpejtim të aktiviteteve për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, pasi që “Eksim banka” kineze i njoftoi institucionet kompetente se do të paguhen 200 milionë eurot rezervë nga kredia e parë dhe 180 milionë nga kredia e dytë. Gjysma e autostradës, planifikohet të jetë në funksion vitin e ardhshëm.

“Jemi të njoftuar se jemi të janë siguruar mjetet, në këtë periudhë duhet të jenë të kapshëm dhe seriozisht të dinamizohet procesi. Planifikojmë që periudhën e ardhshme të përpiqemi që 30-të kilometrat nga Ohri deri në Vërbjani t’i aftësojmë dhe të munde të vozitet në atë rrugë. Prakiksiht, më shumë se gjyma e autostradës të jetë në funksion, ndërsa të tjerët konform me afatin në vitin 2021”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në zonën industriale Vizbeg, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai kumtoi se është nga fundi revizioni i projektit për ndërtim të dy kilometrave nga austostrada Shkup – Bllacë pas së ndërmarrja publike për rrugë shtetërore duhet të shpallë tender dhe të fillojnë aktivitetet ndërtimore. Punohet edhe në projektimin për 10,5 kilometrat tjera të autostradës që pritet të përfundohet vitin e ardhshëm.

Ministri informoi edhe se ende zgjasin mbledhjet e punës për Propozim ligjin për planifikim urbanistik, për të cilin dorëzuar 200 amendamente.

“Qëllimi është që të bëjmë ligj që nga njëra anë nuk do ta prishë zhvillimin ekonomik, ndërsa nga ana tjetër do të kemi mbrojtje të balancuar të mjedisit jetësor, gjelbërimin dhe tjera. Pres edhe në disa mbledhje pune amendamentet të shqyrtohen, me qëllim që në afat më të shpejtë të miratohet ligji. Ministria ka pranuar numër të madh të vërejtjeve që kanë qenë në ENER, por gjithmonë mundet më mirë, t’i bëjmë në mënyrë konsensuale me pjesëmarrje të të gjitha partive politike, odave dhe organizatave ekologjike”, tha Sugareski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori