LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Po ndërtohet gjithandej si asnjëherë më parë

Sugareski: Po ndërtohet gjithandej si asnjëherë më parë

Ministri Goran Sugareski sot deklaroi se “si parti politike i përmbushëm premtimet që i dhamë para qytetarëve. Kaosin e 11 viteve të OBRM-PDUKM-së në infrastrukturë më në fund e kemi ndaluar”.

“Premtuam punime intensive për të avancuar infrastrukturën e përgjithshme. Premtuam dhe investuam në ndërtimin e rrugëve si dhe rehabilitimin e rrugëve të vjetra që me dekada u harruan. E gazifikuam gjithë shtetin, ndërtojmë ujësejllës të rinj dhe kanalizime. Momentalisht Qeveria e udhëhequr nga LSDM i realizon investimet më të mëdha historike në infrastrukturë”, tha Sugareski, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas tij po ndërtohet gjithandej si asnjëherë më parë.

“Në këtë drejtim deri tani kemi ndërtuar dhe rehabilituar mbi 500 kilometra rrugë, me investim në total prej rreth 540 milionë euro. E përfunduam rrugë Milladinovci-Shtip që si barrë e madhe e trashëguam nga OBRM-PDUKM për shkak të gabimeve të mëdha dhe mungesave në ndërtim”, tha Sugareski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori