LAJMI I FUNDIT:

Suedia, vendi i parë që do të heqë paratë “cash” nga përdorimi!

Suedia, vendi i parë që do të heqë paratë “cash” nga përdorimi!

Suedia është vendi i parë në botë, i cili gjithnjë e më shumë po eviton pagesat me para kesh (cash).

Studimi i bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë KTH në bashkëpunim me Shkollën Kombëtare të Ekonomisë tregoi se në vitin 2023 Suedia do të jetë një vend pa para kesh.


Sipas sondazhit, në pesë vjetët e ardhshme dyqanet në Suedi nuk kanë gjasa të pranojnë para kesh, përcjell albinfo.ch.

Dy studiues kryesorë pohojnë se Suedia do të bëhet vendi i parë i lirë në botë më 24 mars 2023.

“Aktualisht, 97 për qind e shitësve pranojë të holla, por vetëm 18 për qind e pagesave bëhen me të holla kesh, në mënyrë që konsumatorët të jenë forca shtytëse”, thotë Niklas Arvidsson.

Përndryshe, Suedia ishte vendi i parë evropian që filloi shtypjen e kartëmonedhave.