Pas një fundjave të tensionuar që shënoi vizita e presidentit serb në Kosovë, gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje zhvillimeve atje duke theksuar se zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi është ende larg.
Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në një analizë të së hënës me titullin “Pajtimi është anuluar” thekson se presidenti serb nuk sheh shanse për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit dhjetëravjeçar.
“Ai mbeti shumë pas pritshmërive që i ndezi vetë. Ai së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me planet për një këmbim territoresh bënë të tërhiqej vëmendja për zgjidhjen e konfliktit. …Sfondi i këtij teatri negociues ka gjasa të qëndrojë në politikën e brendshme, si atë kosovare ashtu edhe serbe. Nacionalistët serbë, nga radhët e të cilëve vjen vetë Vuçiqi, e refuzojnë çdo kompromis për Kosovën si tradhti, e mbështeten këtu nga kisha ortodokse. Nga ana tjetër edhe Thaçi nuk gjen mbështetje për dorëzim eventualisht të territoreve si nga qeveria ashtu edhe nga opozita”, shkruan “Süddeutsche Zeitung” .
Ndërsa gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thekson të hënën se Vuçiqi donte në fjalimin e tij të bërë të ditur prej kohësh në media të paraqiste zgjidhje për konfliktin shqiptaro-serb.
“Në vend të kësaj fjalimi i tij përbëhej nga pasazhe të vjetra të fjalimeve të dikurshme për Kosovën dhe tekste të kreut të shtetit serb.
“Pra asnjë zgjidhje në horizont. Megjithatë ai do të vazhdojë përpjekjet, këtë e bëri të qartë presidenti serb. As ai nuk e pëlqen Thaçin, as Thaçi atë, por për shkak se shqiptarët dhe serbët janë fqinjë dhe do të mbesin fqinjë, duhet të gjejmë mënyrën e veprimit ndaj njëri tjetrit”, shkruan kjo gazetë.
Po një analizë tjetër të gazetës “Süddeutsche Zeitung'” të së hënës me titullin “Vuçiq -fitilndezësi” nënvizohet me kritikë se “Vuçiq procesionin e tij diplomatik e demonstroi para BE-së, që në çështjen e ndërrimit të kufijve u prezantua si një tufë e rrëmujshme pulash. Në një kohë që Gjermania e të tjerë me të drejtë këtë e refuzuan si rast precedent të rrezikshëm, përfaqësues nga Komisioni në Bruksel u treguan mjaft të hapur ndaj kësaj ideje”.
Ndërsa gazeta tjetër gjermane “Märkische Oderzeitung” vëren se “Gjithçka ishte teatër. Ballkani Perëndimor i mbetet besnik vetes – një rajon i tensionuar, që të jep pak shpresa për progres. Brukseli është për rajonin si stacioni i fundit, por mes vete ka shumë pak elementë pajtues, dhe shumë takticizëm. Inskenim politik në vend të politikës”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit