LAJMI I FUNDIT:

Suarez e ‘nokauton’ gjyqtarin, Griezmann e pyet sa gishta janë – ndeshja u ndal për disa çaste derisa ai u këndell

Suarez e ‘nokauton’ gjyqtarin, Griezmann e pyet sa gishta janë – ndeshja u ndal për disa çaste derisa ai u këndell

Gjatë pjesës së parë në ndeshjen Barcelona – Borussia Dortmund, ka ndodhur një rast i veçantë.

Zhvilloheshin minutat e fundit të pjesë së parë, kur një aksion i Barcelonë, u ndal në gjysmë, pasi topi goditi gjyqtarin francez, Clement Turpin.


Ky i fundit nga goditja e Suarez u rrëzua në tokë dhe e ndërpreu ndeshjen për disa sekonda.

https://twitter.com/elchaupo/status/1199795825934778370

Antoine Griezmann u afrua dhe e pyeti se sa gishta janë, pasi ky i fundit i kishte ngritur dy.

Kjo nuk zgjati shumë dhe gjyqtari u ngrit në këmbë.

Pjesa e parë është mbyllur 2-0 në të mirë te Barcelonës me golat e Luis Suarez dhe Lionel Messi. /Telegrafi/