LAJMI I FUNDIT:

Stuhia kundër Facebook

Stuhia kundër Facebook

Për platformën sociale, Facebook nuk janë ditët më të mira. Pas skandalit me të dhënat, firmat e para i kanë kthyer kurrizin rrjetit social, ndërkohë Cambridge Analytica po hetohet nga autoritetet britanike.

Të parat ishin firma e fluturimeve në hapësirë SapceX dhe prodhuesi i automjeteve elektrike Tesla që i shuan faqet e tyre në Facebook. Miliarderi Elon Musk, i cili ka fijet në dorë tek SpaceX dhe Tesla e bëri të ditur këtë. Në Twitter një përdorues i kishte kërkuar të fshinte faqen e Facebook-ut. Përgjigja e tij ishte se “Nuk e dija që e kemi një. Do ta bëj”. SpaceX ashtu si Tesla kanë në Facebook 2.6 milionë ndjekës. Edhe Commerzbank dhe firma e internetit, Mozilla ndërprenë publicitetin në faqen e Facebookut pas skandalit të të dhënave.


Para disa ditësh u bë e ditur, se informacionet e 50 milionë përdoruesve të Facebookut nga një firmë analitike, Cambridge Analytica janë përdorur për qëllime të tjera. Pas ditësh heshtjeje, themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg u shpreh se koncerni ka bërë një gabim të madh.

“Kjo ka qenë një thyerje e madhe e besimit. Na vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”, tha ai për CNN, përcjell DW.

Politikanë të nivelit të lartë në Uashington kanë kërkuar që ai të përgjigjet para një komisioni në Uashington. Por nuk pritet që ai të zhvillohet para pushimit dy javor të pashkëve të kongresit.

Ndërkohë, një gjykatë britanike ka urdhëruar kontrollin e firmës së konsulencës Cambridge Analytica. Të premten në mbrëmje u kontrolluan zyrat e firmës, raportojnë mediat britanike. Cambridge Analytica u bë e njohur, si firmë që ka ndihmuar me vlerësimin e të dhënave fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale 2016. Kjo firmë dyshohet se ka ndikuar miliona votues në SHBA me reklame zgjedhore të palejueshme. Këtë e kanë ndihmuar të dhëna të Facebookut të siguruara përmes shkeljeve ligjore. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Kalo në kategori