LAJMI I FUNDIT:

Studimi i ri e zbulon sekretin për një jetë të gjatë

Studimi i ri e zbulon sekretin për një jetë të gjatë

Përgjatë viteve, ekspertët kanë zbuluar se rritja e jetëgjatësisë mund të arrihet përmes ushqimit të shëndetshëm, ushtrimeve fizike dhe mos pirjes së duhanit. Por, një studim i ri tani ka zbuluar një faktor tjetër kyç për jetëgjatësinë.

Një rreth i gjerë shoqëror duket se i mban pensionistët aktivë dhe të shëndetshëm më gjatë, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se pleqtë të cilët shpenzojnë më shumë kohë duke komunikuar me njerëz të ndryshëm, janë më të prirë të jenë më aktivë fizikisht dhe të kenë mirëqenie më të mirë emocionale.

Pra, pensionistët të cilët kalojnë më shumë kohë me miqtë e ngushtë, anëtarët e familjes, miqtë e rastësishëm dhe me njerëz të huaj shpenzojnë më pak kohë duke qëndruar ulur, si dhe kanë disponim më të mirë.

Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Journals of Gerontology Series B: Psychological Sciences and Social Sciences”, është i pari që e ndërlidh angazhimin shoqëror me aktivitet fizik përgjatë ditës.

Ky hulumtim ka përfshirë më shumë se 300 të rritur mbi moshën 65-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori