LAJMI I FUNDIT:

Studimet shpjegojnë se nga cili prind trashëgohet inteligjenca

Studimet shpjegojnë se nga cili prind trashëgohet inteligjenca

Sipas shkencës, njerëzit inteligjentë duhet të falënderojnë mamatë, pasi nënat janë kryesisht përgjegjëse për transmetimin e gjeneve të lidhura me inteligjencën tek fëmija i tyre.

Është vlerësuar se 40-60 për qind e inteligjencës është e trashëgueshme. Hulumtimi tregon se fëmijët kanë më shumë të ngjarë të trashëgojnë inteligjencën e nënës, pasi gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X.


Studiuesit deklarojnë se qelizat e baballarëve nuk u gjetën në korteksin celebral, ku zhvillohen funksionet më të përparuara njohëse: inteligjenca, arsyetimi, planifikimi dhe aftësitë gjuhësore.

Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se inteligjenca jonë nuk është 100 për qind gjenetike. Studime të tjera zbulojnë se nënat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijëve të tyre kryesisht përmes kontaktit fizik dhe emocional. Në fakt, këto studime sugjerojnë se lidhja shpirtërore/emocionale që kemi me nënat tona është shumë e lidhur me inteligjencën.

Studiuesit na sigurojnë se fëmijët që kanë krijuar një lloj afrimiteti me mamatë, janë më këmbëngulës dhe shfaqin më pak acarim kur zgjidhin një problem të vështirë. Prandaj, një pjesë e madhe e inteligjencës varet nga mjedisi, stimulimi dhe karakteristikat personale.

Inteligjenca përcaktohet si aftësia për të zgjidhur problemet. Ndërsa përpiqemi të gjejmë zgjidhjen, truri ynë punon si një i tërë, duke përfshirë emocione të ndryshme dhe duke aktivizuar procese të tjera të tilla si intuita. Mos harroni gjithashtu se inteligjenca ka nevojë për stërvitje të vazhdueshme dhe truri ynë është një muskul, që duhet të stimulohet dhe ushqehet gjatë gjithë jetës me sfida të reja dhe detyra interesante.

Pavarësisht se çfarë thonë ekspertët e gjenetikës, baballarët nuk duhet të ndihen keq me veten. Duke qenë të disponueshëm emocionalisht dhe dukë u bërë një model për fëmijën e tyre, një baba kontribuon në zhvillimin e fëmijës, po aq sa nëna. Koeficienti i inteligjencës (IQ) me të cilin kemi lindur mund të jetë i rëndësishëm, por, në planin afatgjatë, nuk është aspak një faktor vendimtar. /Anabel/Rincon De La Psicologia/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori