LAJMI I FUNDIT:

Studentja u hedh ujë me zbardhues meshkujve që “i hapin këmbët” në ambientet publike (Video)

Studentja u hedh ujë me zbardhues meshkujve që “i hapin këmbët” në ambientet publike (Video)

Një studente e Juridikut ka filluar të spërkasë ujë të përzier me zbardhues mbi ijët e meshkujve në trenat nëntokësorë, për të trajtuar atë që ajo po e vlerëson si një akt jo të përshtatshëm të tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anna Dovgalyuk, 20 vjeçe, nga Rusia, akuzon meshkujt për ‘agresion gjinor’ dhe konsideron se vendi i saj është i ngadalshëm për të trajtuar problemin.


Siç thuhet më tej, aktivistja sociale ka synuar meshkujt të cilët janë parë të ulur me këmbët e tyre të ndara, në transportin publik në Shën Petersburg, Rusi dhe në çdo ambient publik.

Ajo ‘aktin e neveritshëm’ e ka kundërshtuar duke spërkatur një përzierje prej 30 litrash uji dhe gjashtë litra zbardhues në zonat e poshtme të meshkujve, që konsiderohej se ishin ulur në një mënyrë fyese. /Telegrafi/