Studentët e UBT-së realizojnë produktin për mbajtjen evidencës së studentëve tërësisht në mënyrë digjitale (Video)

Studentët e UBT-së, Nderim Bytyqi, Arbnor Demaj dhe Enis Gerbeshi, kanë realizuar projektin “Finger Tip”, që synon të lehtësojë procesin e verifikimit të pjesëmarrjes së studentëve në ligjërata.
Ky projekt është i pari i këtij lloji në Kosovë dhe do të sigurojë saktësi në mbajtjen evidencës së studentëve tërësisht në mënyrë digjitale.
Sipas studentëve, ky projekt do të ndikojë në efikasitetin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, si në ruajtje të koncentrimit dhe energjisë së studentëve, pasi që është paraparë që i tërë procesi të zgjas jo më shumë se tre sekonda për secilin student.
Ky produkt industrial do të funksionojë përmes shenjës së gishtërinjve, por sistemi i tij softuerik është i krijuar në atë mënyrë që në bazën e të dhënave të mos ruhen shenjat e gishtërinjve, por në formën e një ID-je unike, që do të jetë e veçantë për çdo student.
“Për arsye të ligjeve ekzistuese në Kosovë dhe në botë, në aspektin e ruajtjes së privatësisë së çdo personi, ne shenjat e gishtërinjve nuk do t’i ruajmë si imazh, por si një ID në bazën e të dhënave në kompjuterët lokalë, që funksionojnë për këtë qëllim”, tregoi studenti Nderim Bytyqi, i cili ka punuar në funksionimin e pjesës softuerike për këtë produkt.
E për studentin e Dizajnit të Integruar, Arbnor Demaj, UBT mundëson një bashkërendim të punëve dhe bashkëpunim ndërmjet studentëve, për të arritur deri tek rezultatet konkrete.
“I jam falënderues UBT-së që ka krijuar një program të Dizajnit të Integruar që është kombinim i të gjitha sferave të dizajnit, duke na e bërë këtë profesion më të veçantë”, theksoi studenti Arbnor Demaj.
Grupi i njëjtë i studentëve ka filluar realizimin edhe të disa projekteve të tjera inovative për Kosovë dhe rajon, me të cilat synojnë që të jenë konkurrues në tregun aktual të industrisë.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Apple mohon pretendimet e rusëve për spiunazh

Nintendo përfundon shitjet online të lojërave në Rusi

Tremujori i parë i Apple shpëtohet nga shitja rekorde e iPhone-ëve

Shumë risi në videolojën Gran Turismo 7

GPT-5 spekulohet të jetë më inteligjent se njerëzit, kur do të vijë dhe çfarë mund të ketë?

Metaverse, NFT & Web 3.0, debat i organizuar në Innovation Centre Kosovo

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare