LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UP-së, nesër protestojnë para zyrës së BE-së për vizat

Studentët e UP-së, nesër protestojnë para zyrës së BE-së për vizat

Studentët e Universitetit të Prishtinës, kanë paralajmëruar protestë të hënën.

Në një njoftim dërguar medieve, thuhet se do të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mos liberalizimit të vizave.


“Nesër në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata.

Sipas njoftimit, studentët me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja.

“I ftojmë të gjithë studentët dhe qytetarët e Kosovës që ta përkrahin këtë iniciativë , nesër me me datën 24.12.2018 në ora 11:00, para Fakultetit Filozofik fillojmë me një marshim drejt zyrës së BE-së.”

“Pse duhet të ndihemi të izoluar kur ne jemi shtet dhe i plotësojmë të gjitha kushtet që të jemi pjesë e familjes së Bashkimit Europian, jemi gjeneratë e re, jemi student dhe nuk e meritojmë izolimin, duam ta ndjejmë veten tonë të lirë dhe të kemi më shumë mundësi si të rinj, na mundësoni të shohim sistemin Europian, na mundësoni të studiojmë jashtë vendit, të këmbejmë përvojat me vendet e rajonit, kësisoj të mbjellim një ideologji progresive dhe të jemi pjesë e zhvillimit të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e tyre./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj thirrje Macronit, Scholzit dhe Melonit: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj thirrje Macronit, Scholzit dhe Melonit: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori