LAJMI I FUNDIT:

Studentë nga Maqedonia do të marrin pjesë në garat globale të NASA

Studentë nga Maqedonia do të marrin pjesë në garat globale të NASA

Për të katërtën herë, studentë nga Maqedonia dotë jenë pjesë e garës globale të NASA, ku do të propozojnë zgjidhje për disa nga problemet globaleme të cilat ballafaqohet Toka dhe Gjithësia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gara në Maqedoni do të organzohet nga data 22 deri më datën 24 prill të këtij viti, nën ombrellën e kompanisë maqedono-amerikane, ”Newmans business accelerator”.


Grupet do të punojnë në sfidat që lidhen me aeronautikën, planetin Tokë, stacionet hapësinore, rrugën për në planetin Mars, sistemin diellor dhe teknologjinë e kozmosit. Paraqitja e ekipeve të cilat dëshirojnë të marrin pjesë, bëhet deri më 17 prill./Telegrafi/