Stresi uron 8 marsin me një video të pazakontë (Video)

Gjersa një pjesë e madhe e kolegëve të tij artistë kanë zgjedhur që me rastin e festës së 8 marsit të urojnë nënat duke publikuar edhe fotografi të tyre, Stresi ka zgjedhur një tjetër mënyrë.
“Gëzuar të gjithë nënave anë e mbanë botës”, ka shkruar reperi në profilin e tij në Instagram dhe deri këtu gjithçka në rregull por e habitshme është video që ai ka bashkangjitur këtij mbishkrimi, transmeton Telegrafi.
Në video shihen xhinset e tij, pastaj prezanton shokët dhe paralajmëron koncertin e tij të radhës.
Një gjë e tillë edhe është e pritshme nga reperi që gjithmonë bën diferencën dhe postimet e tij në rrjetet sociale jo rrallë herë bëjnë bujë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/03/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



























































