Reperi i njohur Stresi shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri "Ky  o stili", dhe këtë gjë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.

Ndonëse ka pak kohë nga lasnimi i këngës së tij më të fundit, Stresi ka treguar se nuk po ndalet, dhe se kësaj here ka mbledhur forcat për një projekt shumë interesant.


"Ky o stili" do të shfaq më së miri jetën e reperit përmes rrjeshtave, gjersa po i njejti koncept do të transmetohet edhe në videoklip, xhirimet e të cilit kanë përfunduar dhe pritet vetëm finalizimi.

Stresi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram trailerin e klipit, gjersa nuk ka bërë të ditur datën e saktë të publikimit.

Përndryshe, projekti i tij i fundit në muzikë mbetet kënga "E boj temen", e cila është pritur mirë nga fansat e reperit, dhe ka grumbulluar gati një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/