Stresi nis xhirimet e klipit të ri (Foto)

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik si Stresi, së shpejti do të sjellë projektin e tij më të ri.
Për Telegrafin reperi ka thënë se nuk dëshiron që të zbulojë shumë detaje rreth kësaj kënge, duke dashur që ky projekt, që sipas tij, do të jetë një hit, të vijë befasi për fansat e muzikës së tij.
“Mund të them vetëm se një hit i ri po vjen, ne jemi duke punuar fort për të”, u shpreh rep artisti, i cili për momentin ndodhet në qytetin e Sarandës, duke realizuar xhirimet e këtij videoklipi.
Kënga është e punuar nga “Threedots Production” dhe vjen dy muaj pas projektit të tij të fundit në bashkëpunim me Morena Tarakaun, i titulluar “Ki me bo”, e cila arriti më shumë se tre milionë klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/08/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































