Stresi është arratisur nga Shqipëria për shkak të problemeve me ligjin, por duket se nuk e respekton atë as në Kosovë.

Pasi jetoi në Zvicër për një kohë, Stresi tash është duke qëndruar në Kosovë disa javët e fundit, derisa po shëtitet rrugëve të Prishtinës me armë.


Kështu ka lënë të kuptohet vetë reperi nga Shqipëria në një postim të tij në Instagram, transmeton Telegrafi.

Në fotografi ai shfaqet me një pistoletë drejtuar objektivit të kamerës, sipër të cilës ka shkruar edhe një mesazh për rivalët e tij.

“Rrugve T’prishtines … Jom Ma Mangup Se ti hahahahaha pe din Edhe vet Pussy Boy #filma#jeni”, ka qenë komenti i tij. /Telegrafi/