LAJMI I FUNDIT:

Stresi futet sërish në sherr me regjisorin shqiptar

Stresi futet sërish në sherr me regjisorin shqiptar

Reperi i njohur, Arkimed Lusha, i njohur si Stresi i është rikthyer telasheve.

Së fundmi ai është proceduar nga policia sepse është konfliktuar sërish me regjisorin Leonard Bombaj, pasi mësohet se i ka hedhur një kovë me ujë në trup dhe e ka fyer atë.


Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 11.30, në rrugën “4 Dëshmorët”, gjatë një aktiviteti, i ka hedhur një kovë me ujë në trup dhe ka fyer, shtetasin L. B”,- bën me dije policia.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi konfliktohet me Bombaj-n, pasi edhe më parë ata janë konfliktuar për shkak të vajzës së “Kripëmjaltëzave”, e cila e akuzoi Bombaj-n për përdhunim, e pas kësaj ka reaguar miku i saj Stresi.